75 Mall Live Search
15:37 / E Martë, 31 Tetor 2023 / A. M.

“Një engjëll i fjalës si Hasan Prishtina… ne tani veprës sate i përulemi dhe lart të nderojmë si një Skënderbe…”, poezi për Gazmend Hoxhën nga Kanun Veseli!

Një poezi për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është shkruar nga zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Një engjëll i fjalës si Hasan Prishtina. Ne tani veprës sate i përulemi dhe lart të nderojmë si një Skënderbe”, janë disa prej rreshtave të kësaj poezie.

Gjuhësori e Ekonomia bajraktarë të dhunës në shkolla | FerizajPress

Gazmend Hoxhës

Një shpëtimtar i vërtetë,

me shpirt e zemër të madhe.

Me mendje të ndritur

e me shumë intelekt.

Në heshtje e në zë, kudo e gjen,

për atdhe e për mëmëdhe

ai çdo ditë gërmon

Në natën e errët

të largësive të thella

më 24 të shtatorit

ndër patriotë të rrallë.

Ai edhe atë ditë ishte në ballë

në ballë të trimave bashkë

terrorin e armikut ndaloi

Sypatrembur e kreshnik

trim dhe luftëtar

i dritës dhe i lirisë, madje shumë i dashur e njerëzor.

Ai Paqen kudo kërkon

Liridashësi ynë, shpëtimtar i kohës

Fjala e tij ishte si shiu

në shushunjën e shpërbërjes,

që freskoi tokën e ëmbël

dhe shpëtoi shpirtin tonë.

Ra në gjurmët e heronjve

të përbaltet nuk lejon

Një liridashës i madh.

Një engjëll i fjalës

si Hasan Prishtina.

Ne tani veprës sate i përulemi

dhe lart të nderojmë

si një Skënderbe.

Ai historinë përshkoi dhe lavdinë kombit ia dorëzoi.

Mbahu Ti, se dhe ne nuk të lëmë !

K.V

31.10.2023