Një epokë e re fillon për FC Liria! Leotrim Krasniqi zyrtarizohet si trajner i ri

Liria edhe zyrtarisht e ka emëruar si trajner të ri, Leotrim Krasniqin.
Ai vjen në krye të skuadrës prizrenase pas shkarkimit të Bledar Devollit, shkruan IndeksOnline.
Në një video të publikuar në faqen zyrtare, shihet se Krasniqi ka mbajtur edhe stërvitjen e parë me Lirinë.
”Një epokë e re fillon për FC Liria! Me një vizion të qartë dhe një mentalitet fituesi, trajneri ynë i ri është gati ta udhëheqë ekipin drejt sukseseve të mëdha. Puna, përkushtimi dhe ambicia do të jenë themeli i këtij rrugëtimi, ku çdo ndeshje do të jetë një betejë dhe çdo fitore një hap më afër objektivave tona!”, thuhet në njoftimin e Lirisë.
Kujtojmë që Leotrim Krasniqi deri javën e kaluar ishte trajner i KF Vëllaznimit./IndeksOnline/