11:07 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Një familje në Indi gjendet e varur në tavan

11 anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në një shtëpi në kryeqytetin e Indisë, Delhi. 10 prej tyre të varur në tavan.

Një grua rreth 70 vjeçare ishte e vetmja që ishte e shtrirë në dysheme. Shumica e të vdekurve i kishin sytë dhe gojën e mbyllur, kurse duart e lidhura pas shpinës, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Ende mbetet e paqartë se çka qëndron prapa këtyre vdekjeve, policia nuk ka përjashtuar vrasjen.

Por, megjithatë, policia përmes një kumtese ka bërë të ditur se kanë gjetur fakte të “praktikave mistike” nga familja. Në shtëpi janë gjetur shënime që flasin për praktika mistike shpirtërore, të cilat besohet se kanë lidhje me vdekjet.

Familja jetonte në distriktin Burari për më shumë se 20 vjet, rrethi i ka përshkruar ata si një familje të mirë integruar.