08:46 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Një femër detyrohet të raportojë për dhunë familjare në Prishtinë, ankohet që në Lipjan nuk u inicua si rast

Gjatë ditës së djeshme, një femër në SP “Jugu”, ka raportuar për dhunë në familje, ani pse rasti ka ndodhur në fshatin Hallaq i vogël të Lipjanit.

Burime të IndeksOnline, bëjnë me dije se E.H është ankuar edhe para 2 viteve, ku edhe ka raportuar për rastin në Lipjan, por që nuk ishte inicuar si rast.

Lidhur me rastin është njoftuar Njësia e hetimeve Rajonale për dhunë në familje.

Tutje, IndeksOnline mëson se Prokuroria e shtetit ka urdhëruar që të hetohet rasti.

Viktima nuk ka patur lëndime dhe se nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor.  Në Stacion ka qenë edhe punëtorja e Qendrës për punë Sociale, e cila viktimen e ka vendosur në Strehimore në Prishtinë.