Një femër e harron telefonin në një restorant të Pejës, hajni e pëson keq!

Raportohet se në fshatin Vitomiricë të Pejës një femër është ankuar në Polici se kishte harruar telefonin në një restorant.
Telefonin e saj e kishte marrë një i dyshuari i cili e kishte dekoruar (kamufluar) me qëllim të përvetësimit.
Mirëpo, pas një pune hetimore policia ka arritur ta identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin dhe gjatë intervistimit ka pranuar veprën e shpërdorimit.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/
fotoilustrim