Humb jetën një femër në një aksident trafiku në autostradë, tri vetura të përfshira

Një femër ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafikun rrugor.
Sipas Policisë së Koosvës, aksidenti ka ndodhur mbrëmë në autostradë, ku janë përfshirë tri automjete.
“Autostradë (NN) 06.10.2020-22:00. Është raportuar për një aksident trafiku midis tri automjeteve.
Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër kosovare, e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport./Indeksonline