Një femër në Pejë kërcënohet përmes Facebook-ut

Një femër në Pejë ka raportuar se ka pranuar disa mesazhe kërcënuese në rrjetin social Facebook, nga një mashkull.
Lidhur me rastin është arrestuar dhe intervistuar i dyshuari.
Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Indeksonline/