75 Mall Live Search
10:01 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Një femër në Prishtinë lajmëron policinë: Më ka sulmuar i dashuri, ka ikur dhe e ka fikur telefonin!

Më raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në Prishtinë.

Një femër ka lajmëruar policinë se ka pasur mosmarrëveshje verbale me të dashurin e saj.

“Prishtinë 20.05.2021-17:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me të dashurin e saj te dyshuarin  mashkull kosovar, i njëjti e kishte sulmuar viktimën dhe më pas ishte larguar nga shtëpia dhe e kishte fikur telefonin. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe është inicuar rasti”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/