75 Mall Live Search
08:33 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / OSH

Një femër nga Lipjani raporton në polici: Një person i panjohur më ka dhunuar në veturë…

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast dhunimi në Lipjan.

Një femër ka njoftuar policinë se një person i panjohur e ka dhunuar atë në veturën e tij, shkruan IndeksOnline.

“Lipjan 29.06.2021 – 12:00. Viktima femër  kosovare ka informuar se një persona i pa njohur me forcë e kishte marr në veturën e tij dhe më pas e kishte dhunuar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/