Një femër nga Obiliqi e rrah ish- burrin, e bën për QKUK

Në fshatin Plemetin të Obiliqit është arrestuar një femër.
Sipas policisë së Kosovës, e dyshuara ka sulmuar ish- bashkëshortin e saj, shkruan IndeksOnline.
“ Fsh. Plemetin, Obiliq 26.04.2021-22:06. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/