Një femër nga Prizreni tentoi të vetëvritet, pas kësaj kërkon ndihmë mjekësore në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vetëvrasja në tentativë, në Prizren.
Një femër ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Prizrenit, pasi që ka tentuar të kryejë vetëvrasje, shkruan IndeksOnline.
“VETËVRASJE NË TENTATIVË
Prizren, 29.04.2021-16:00.Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal që dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Viktima ka marrë tretman mjekësore dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë. Viktima është hospitalizuar dhe është duke marrë tretman. Rasti nën hetime”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/