Një femër sulmohet seksualisht në Podujevë

Një femër ka raportuar në stacionin e policisë në Podujevë se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull.
Rasti është paraqitur me 23 dhjetor rreth orës 18:00.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe deri më tani nuk ka të arrestuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.