23:51 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Një fëmijë 9 vjeçar dërgohet me urgjencë në QKUK, u godit nga vetura në Mitrovicë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Mitrovicë. Ku njëri prej personave të lënduar është një fëmijë 9 vjeçar, shkruan Gazeta Metro.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka dhënë detaje për aksidentin në Mitrovicë.

Ai ka konfirmuar se në këtë aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.

“Nga informacionet e para, është raportuar për aksident trafiku me lëndime, i shkatuar sonte rreth orës 22:00, në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët kanë pësuar lëndime, të njëtit jan dërguar për tretman mjeksor”, ka thënë Zahiti.

Sipas Jepi Zë, njëri ndër personat e goditur nga vetura është një 9 vjeçar dhe është nisur urgjentisht për në Prishtinë në QKUK.