75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / KV

Një fëmijë dërgohet me urgjencë në QKUK, rrezikon humbjen e gishtërinjve si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike

Një fëmijë 12 vjeç është dërguar dje pasdite në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike.

Fëmija ka pësuar lëndime të rënda në dorë.

Mjekët janë mobilizuar për t’i ofruar ndihmë, mirëpo nuk dihet nëse i kanë shpëtuar gishtërinjtë apo jo?

Për rastin është njoftuar menjëherë policia dhe prokurori i rastit me urdhër të të cilit rasti është hapur “lëndim me mjete piroteknike”.

Policia në vazhdimësi ka apeluar te qytetarët që të mos përdorin mjete piroteknike dhe në datat e veçanta ku lejohet përdorimi i tyre të kenë kujdes maksimal./IndeksOnline/