75 Mall Live Search
19:17 / E Enjte, 14 Maj 2026 / B XH

Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë, niset për QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Jeton Dedushaj’ në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor ( fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmiu ka pësuar lendime trupore dhe i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, për shkak të natyrës së lëndimeve fëmija është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Rugova për IndeksOnline.