75 Mall Live Search
07:52 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Një fenomen i jashtëzakonshëm ndodh në Singapor

Një vorbull uji masive surprizoi Singaporin të shtunën. Qytetarë të shumtë publikuan imazhe dhe video në rrjete sociale duke shfaqur këto pamje të jashtëzakonshme.

Vorbulla e ujit qëndroi pranë bregut jugor të “Marina Bej” për 20 minuta. Vorbulla u krijua për shkak të një stuhie me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, që ka prekur zona të ndryshme të Singaporit.