75 Mall Live Search
09:20 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / SH

Një fenomen i ri në NBA, 18- vjeçari që po thyen rekordet e Kobyt dhe LeBron-it

Cooper Flagg , shpresa e madhe e bardhë e basketbollit amerikan, bën histori në NBA vetëm në moshën 18-vjeçare.

Zgjedhja numër 1 në draftin e vitit 2025 është bërë lojtari i tretë me më shumë pikë të shënuara para moshës 19 vjeçe, vetëm pas Kobe Bryant-it (539 pikë) dhe LeBron James-i (625 pikë) .

Cooper Flagg vendosi gjithashtu një rekord të ri në NBA për 18-vjeçarët me 42 pikë, duke tejkaluar 37 pikët e LeBron James-it në vitin 2003.

Asnjëherë më parë një lojtar 18-vjeçar nuk kishte shënuar 40 pikë në një ndeshje të NBA-së.

Analisti Clay Travis e përshkroi Flagg (i lindur më 21 dhjetor 2006) si “një nga basketbollistët më të mirë të lindur në Amerikë që kemi parë në një kohë shumë, shumë të gjatë./Indeksonline/