Një ferizajas i infektuar me CoronaVirus, Bibaj në izolim të plotë

Nga njoftimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, një qytetar nga Ferizaj, me vendbanim në fshatin Bibaj, i moshës 32 vjeçe i ardhur nga Gjermania, është konfirmuar i prekur nga virusi COVID-19.
Komuna e Ferizajit njofton se fshati Bibaj është vendosur në karantinë, izolim të plotë.
“Nga burimet tona,rasti po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së. Tashmë fshati Bibaj është vendosur në karantinë, në izolim të plotë andaj ftojmë qytetarët që të ruajnë qetësinë por njëkohësisht të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për t’iu shmangur përhapjes më të madhe të këtij virusi”, thuhet në njoftim.