75 Mall Live Search
12:36 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / AR

“Një fillim i ri” nga Valentina Rexhaj – Libri me historinë personale që ka marrë botën

Në skenën e zhvillimit personal, pak emra kanë arritur të krijojnë ndikim të thellë dhe global si Valentina Rexhaj. E lindur në Tuz dhe e formuar profesionalisht në Zvicër, Valentina ka ecur një rrugë të jashtëzakonshme, duke u shnëndrruar nga një vajzë e varfër dhe e sëmurë atëherë, sot tek një autore bestselleri. Valentina Rexhaj është hipnoterapistja më e kërkuar shqiptare, mentore e zhvillimit personal, mësuese meditimi, dhe themeluese e Akademisë së Zhvillimit Personal, akademi kjo e cila ka transformuar mijëra jetë.

Suksesi i saj i fundit është padyshim më i madhi: Shtëpia botuese amerikane  “Review Tales Publishing” ka përzgjedhur librin e saj “Një fillim i ri” dhe e ka sjellë në tregun global në gjuhën angleze.

Ky moment shënon hyrjen e autores shqiptare në skenën ndërkombëtare të botimeve – një arritje që i hap dyer të reja, kapituj të rinj dhe mundësi të pakufishme për një frymëzim botëror.

Rrugëtimi i një autoreje që ka krijuar një univers librash transformues

Edhe pse “Një fillim i ri” është libri që aktualisht ka marrë vëmendjen e botës, ai është vetëm një pjesë e një biblioteke të tërë që Valentina ka ndërtuar me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Në vitet e fundit ajo ka shkruar një sërë veprash që sot përdoren si mjete pune, meditimi dhe transformimi shpirtëror nga mijëra lexues:

  • “Beso në fuqinë tënde” – një thirrje e brendshme për zgjimin e vetëbesimit dhe kthimin tek qendra e forcës personale.
  • “Jeto i pasur” – një vizion i bollëkut, zgjerimit dhe mentalitetit të rritjes.
  • “Ditari 7-minutësh” – një sistem praktik për strukturimin e mendjes dhe fokusit të përditshëm.
  • “Kodi i Lumturisë” – një udhëtim i thellë emocional drejt çlirimit, faljes dhe rikthimit te vetja.

Këto libra nuk janë thjesht botime, por janë programe transformimi, janë procese meditimi, udhërrëfyes për shpirtin, dhe ura që lidhin njeriun me versionin e tij më të mirë.

Përveç shkrimit, Valentina ka themeluar një nga platformat më të fuqishme të zhvillimit personal shqiptare:

Akademia e Zhvillimit Personal “Valentina Rexhaj”, e cila operon me kurse, programe, trajnime, meditime dhe coaching.

Akademia është kthyer në pikë referimi për njerëz që kërkojnë:

  • transformim emocional
  • tejkalim traumash
  • rikthim të vetëbesimit
  • qetësi të brendshme
  • bollëk financiar
  • marrëdhënie më të shëndetshme
  • aktivizim të energjisë femërore dhe mashkullore
  • meditimi, vizualizim, terapi të brendshme

Si hipnoterapiste, Valentina njihet gjerësisht për:

  • qasjen e saj të thellë terapeutike
  • meditimet transformuese
  • punën me plagët e fëmijërisë, ndryshimin dhe rritjen e besimit dhe krijimin e një identiteti të ri, poashtu Valentina dallohet shumë edhe me stilin e saj të butë, të mençur dhe të fuqishëm.

Për këtë arsye, ajo është cilësuar shpesh hipnoterapistja më e kërkuar shqiptare në diasporë, dhe një nga mentoret më të besuara të zhvillimit personal.

“Një fillim i ri”, është libri që e çoi këtë histori shqiptarçe në botën anglishtfolëse.

Dalja në treg e librit “A New Beginning” është momenti që e ka ngritur historinë e Valentinës në një nivel krejt tjetër. Libri tashmë po shitet globalisht, dhe pritjet janë që ai shumë shpejt të renditet në Top 100 librat më të shitur në Amazon, duke hyrë kështu në një ligë ku pak autorë shqiptarë kanë arritur ndonjëherë.

Ky libër është një kombinim i përvojës, dhimbjes, shërimit dhe zgjerimit të vetëdijes personale të vet autorës, e që ka ardhur si një vepër që i flet jo vetëm lexuesve shqiptarë, por çdo njeriu në botë që kërkon një fillim të ri.

Rrugëtimi i Valentinës është një dëshmi e gjallë e fuqisë së vizionit.

Nga fillimet modeste, tek dhjetëra sfida personale, pastaj tek ngritja e një Akademie, dhe krijimi i një komuniteti të madh ndërkombëtar, e deri te libri që sot po udhëton nëpër botë – gjithëçka është rezultat i tri shtyllave: besimit, punës dhe qëndrueshmërisë.

Mesazhi i saj për publikun është i qartë:

“Mos e thoni kurrë se diçka është e pamundur. E pamundura ekziston vetëm në mendjen që ka frikë të ëndërrojë. Kur ti i qëndron vizionit tënd, universi e hap rrugën.”

Me botimin ndërkombëtar të “A Neë Beginning”, Valentina Rexhaj po hap një kapitull të ri jo vetëm për veten, por për letërsinë e zhvillimit personal shqiptare.

Ajo po dëshmon se një zë, një mendje e qartë dhe një shpirt i përkushtuar mund të prekë botën, pavarësisht se nga vjen.

Rruga dhe suksesi i saj është një ftesë për të gjithë: të besojnë, të guxojnë, të krijojnë dhe të ngrihen. Gjithmonë e ke mundësinë për një fillim të ri edhe ti, bëje!