Një “finale” e mundshme në Prishtinë, largimi i Hajdarit dhe Avdullahut nga Zvicra, flet Granit Xhaka: Është vendimi i tyre…!
Granit Xhaka, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës ka dhënë një intervistë për “Blick” në lidhje me kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Mesfuhsori i Sunderlandit foli shumëçka, por më e rëndësishmja është në lidhje me ndeshjen kundër Kosovës dhe për largimin e Hajdarit dhe Avdullahut nga “helvetikët”, shkruan Indeksonline

“Lojtarë me cilësi të tillë, nuk është dashur t’i linim pas dore. A do të kishin arritur të nxini vendin e titullarit te Zvicra brenda tre apo katër vjetëve? Do të vija në dyshim këtë, duke marrë parasysh se kush luan aktualisht për ne. Ardon Jashari, është me ne për tre vjet dhe ka bërë veç katër paraqitje.
“A është Leon Avdullahu më i mirë se Ardon Jashari? Nuk mendoj kështu. Por, Leoni është futbollist i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheimin. Ndoshta i mungonte durimi. Por, në fund të fundit, është vendimi i tyre për të luajtur me Kosovën, e cila tashmë po luan në nivele shumë të larta”, u shpreh mesfushori “helvetik”
Në rast se Zvicra dështon ndaj Suedisë dhe se Kosova fiton ndaj Sllovenisë, atëherë një “finale” do të zhvillohet në Prishtinë për ta përcaktuar vendin e parë.
“Nëse bëjmë punën tonë kundër Suedisë, nuk do të vijë deri aty. Dhë nëse përfundojmë në një finale në Prishtinë, atëherë le të jetë ashtu. Ne e pranojmë këtë situatë. Nuk është hera e parë që luajmë atje”, vazhdoi tutje Granit Xhaka
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet, më 18 nëntor nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/

