75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / G T

Një finale në Prishtinë? Përgjigjet Murat Yakin: Do mundohemi ta mbyllim me Suedinë!!

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Kosovës dhe Suedisë, të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Trajneri Murat Yakin ka ftuar tre lojtarë shqiptarë: Andi Zeqiri, Ardian Bajrami dhe Granit Xhaka, shkruan Indeksonline

Në konferencë për media, Murat Yakin u pyet në lidhje me ndeshjen kundër Kosovës.

Në rast se Zvicra mposhtet nga Suedia dhe Kosova fiton ndaj Sllovenisë, do të ishte një “finale” për vendin e parë në “Fadil Vokrri”.

“Finalissima” në Prishtina? Ishte pyetja e gazetarëve zvicranë për Yakin, ai u përgjigj: Fokusi ynë është ndeshja në shtëpi ndaj Suedisë. Do përpiqemi ta vulosim”.

Kujtojmë që “helvetikët” fillimisht luajnë ndaj Suedisë, më 15 nëntor dhe më 18 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/