75 Mall Live Search
08:22 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Një finale tjetër angleze në Europa League? E mësojmë sonte

Skuadra e Arsenalit dhe ajo e Manchester Unitedit do t’i luajnë ndeshjet e dyta gjysmëfinale në UEFA Europa League, kundër AS Roma dhe Villarreal.

Klubi ‘Topçinjtë’ ndeshjen e parë kundër ekipit spanjoll e humbi me rezultat 2 me 1, shkruan IndeksOnline

Kurse, Manchester Unitedi pothuajse kreu punë qysh në takimin e parë – pasi mposhti Romën me rezultat të thellë 6 me 2.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në të njëjtin orar, nga ora 21:00. A do ta kemi një finale angleze edhe në Europa League ashtu si në UEFA Champions League (Chelsea – Manchester City) e mësojmë sonte!/IndeksOnline/