75 Mall Live Search
17:20 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Një fitore dhe një humbje për Alvin Karaqin në Paris të Francës

Karateistët nga Kosova kanë filluar garat pozitivisht në Premier Ligën e karatesë që po mbahet në Paris të Francës.

Alvin Karaqi është karateisti i parë që ka filluar garat sot (e shtunë) në Premier Ligën e karatesë që po mbahet në Paris.

Aty karateisti nga Kosova arriti ta mbyll garën me një fitore dhe një humbje. Me fitoren e marrë, Alvini arkëtoi pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Karaqi mundi karateistin nga Afrika e Jugut, Faraj Alnashri, ndërsa u mposht nga Daniyar Yuldashev (Kazakistan), në kategorinë deri në 84 kilogramë.