21:01 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / S Z

Një flotë taksish të drejtuara nga vajzat! Blue Taxi e para që bën diferencën dhe cilësinë në treg!

I keni parë ato taksitë e bukura me blunë e shëndritshme dhe që sa hyn brenda të mirëpret buzëqeshja e bukur e një vajze.

Po po! Po flasim për Blue Taxi, kompania e cila po bën diferencën në shërbimet e taksive në Shqipëri.

Na duhet të theksojmë se Blue Taxi është kompania e parë shqiptare që ka punuësuar vajza si shofere. Gjë që deri më sot ka qenë diçka e rrallë në vendin tonë, madje njëra prej tyre ka bërë bujë në vitet 70-të ku dhe u perfshi në filmin e mirënjohur “Kapedani”.

Por përtej historisë së një filmi shqiptar, shoferet vajza të Blue Taxi janë mjaft të kujdesshme dhe shumë profesioniste.

Ato kanë bërë dallimin në treg, kështu që kanë vendosur të japin përshtypjet e tyre për përzgjedhjen e këtij profesioni.

Disa prej tyre kanë treguar se si është kjo eksperiencë për to:

Enxhi: Edhe femrat, ashtu si meshkujt, janë të afta të kryejnë punë të ndryshme. Unë vendosa ta bëj këtë profesion si shofere taksie që të shtyj femrat të marrin iniciativën për të realizuar të gjitha ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Gjithashtu dua t’i vërtetojmë të gjithëve që jemi më të forta se meshkujt.

Jolanda: Është diçka ndryshe që nuk është përjetuar më parë në vendin tonë. Mua më pëlqen të bëj diferencën prandaj vendosa ta bëj këtë profesion. Po ashtu e shijoj shumë habinë e shqiptarëve kur më shikojnë në timonin e taksisë. I them vajzave ta provojnë si eksperiencë se nuk kanë për ta ndryshuar më këtë profesion.

Aida: Në fakt ishte komplet rastësi, pashë njoftimin në internet dhe mendova ta provoj. Prej 1 viti jam shofere taksie dhe jam shumë e lumtur që e mora këtë vendim, sepse i shijoj benefitet. Kompania “Blue Taxi” dhe klientela që kemi, më kanë bërë të mos kem më plan të ndryshoj profesion. Do të doja që ta provojnë më shumë femra këtë mundësi.

Elta: Është një punë shumë e lezetshme dhe komode sepse nuk mërzitem kurrë duke udhëtuar. Edhe pse praktikisht qëndroj e ulur në taksi, ndihem shumë aktive. Unë jam tip social dhe më pëlqen kontakti më njerëzit. Çdokush habitet kur më sheh në timon dhe kjo është ndjesi e veçantë. Do të më pëlqente të shihja më shumë femra që e ushtrojnë këtë profesion.

Teuta: Vendosa ta bëj këtë profesion pasi kam pasion makinën dhe për të hedhur poshtë tabunë që të gjithë mendojnë se vajzat dhe gratë nuk mund të bëjnë dot shoferen e taksisë. Ne mund ta bëjmë shumë mirë se profesioni nuk njeh gjini. Mendoj se është një mundësi shumë e mirë për ato që duan të punojnë dhe për pjesën e financës. “Blue Taxi” është e vetmja kompani që I ka dhënë mundësinë vajzave dhe grave të jenë pjesë e stafit si shofere taksie. Mendoj se është një nga gjërat që pëlqehet më së shumti nga klientët pasi nuk janë mësuar të shohin një vajzë taksiste dhe tani kjo tabu do thyhet dhe do të ketë më shumë vajza që do të jenë pjesë e këtij profesioni.

Jonilda: Makinat i kam shumë qejf, pasion mund të them. Më pëlqen ky profesion se përveçse udhëtoj, jam në kontakt gjithë kohën me njerëz të rinj. Shikimet të mbushura me habi më kanë pëlqyer akoma më shumë. Paragjykimi I ka ndaluar vajzat ta bëjnë këtë profesion, ndaj do të doja shumë që të jetojnë jetën si të dëshirojnë dhe të bëjnë çfarë profesioni dëshirojnë./kryefjala.com

Mos harroni sa herë t’iu duhet një Blue Taxi mund të telefononi ose të kontaktoni përmes Whatsapp në numrin: 0674444444