Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QMF të Malishevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se një foshnje është dërguar pa shenja jete në QMF Malishevë.
Sipas njoftimit të policia, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES
Fsh. Joviq, Malishevë 13.05.2026 – NN. Në QMF Malishevë është dërguar nga familjarët pa shenja jete një foshnjë 1 muajsh. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

