Një foto “fals’ e princeshës Kate po qarkullon në internet

Në mars, princesha Kate njoftoi se është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohej kimioterapisë. Që atëherë, gruaja e princit William është tërhequr nga sytë e publikut.
Ekspertët dyshojnë se ajo nuk do të rifillojë detyrat e saj mbretërore deri në vjeshtë.
Tani një foto e Kate-t po shkakton diskutime në internet. Në të shihet 42-vjeçarja me shami.
Llogaria në Instagram që ka postuar foton shkruan: “Pavarësisht se si ka ndryshuar pamja juaj, në sytë tanë do të jeni gjithmonë bukuroshja Kate Middleton”./Indeksonline/