75 Mall Live Search
10:19 / E Martë, 11 Qershor 2024 / L K

Një futbollist i Chelseat ftohet te Holanda si zëvëndësues i De Jongut

Frenkie De Jongu e ka humbur Kampionatin Evropian për shkak të një lëndimi. Ronald Koemani nuk ka vonuar shumë dhe e ka gjetur zëvëndësuesin e tij.

Bëhet fjalë për Ian Maatsenin të Chelseat që ishte i huazuar te Borusia Dortmundi.

22-vjeçari luan më shumë si mbrojtës i krahut dhe nuk do të jetë zëvëndësim adekuat i De Jong.

Matseni ishte figura tragjike e Ligës së Kampionëve pasi kishte gabuar te goli i dytë në finalen ndaj Real Madridit./Indeksonline/