Një futbollist i papritur pa stërvitet me Barcelonën!

Nën urdhërat e Koeman po stërvitet te Barcelona edhe një futbollist i papritur. Kays Ruiz është emri i 18 vjeçarit që ka disa ditë që po stërvitet te Barcelona.
Por, ky emër nuk është i panjohur në kampin katalonas. Ruiz është rritur në akademinë e La Masias dhe më pas ishte bashkuar me PSG-në.
Raportohet se Barcelona është marrë vesh për rikthimin e Kays Ruiz duke i ofruar kontratë 3 vjeçare.
Koeman do ta ketë 18 vjeçarin francez në ndeshjet përgatitore. Në rast se ai kallxon formë të lartë, Koeman është i gatshëm ta ftojë në skuadrën e parë seniore të Barcelonës.
Në të kundërten, Ruiz do të jetë pjesë e Barcelonës B. Ruiz ka zhvilluar vetëm shtatë paraqitje me skuadrën e parë të PSG-së./Indeksonline/