09:36 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / OSH

Një gjakovar e rrah gruan e një drenicas babën e vetë

Rastet e dhunës në familje nuk ndalen vetëm me dhunën e ushtruar nga burri në drejtim të gruas.

Ato vazhdojnë tutje ku edhe fëmijët çojnë dorë ndaj prindërve të tyre.

Kështu ka ndodhur ditën e djeshme në Skenderaj, ku djali i cili ishte nën terapi mjekësor ka sulmuar babain e vet.

Siç njofton policia “Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari kosovar i cili  është nën terapi mjekësore.  I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Ndërsa në Gjakovë një burrë ka rrahur gruan e tij duke e bërë për spital.

Siç bëhet e ditur i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./IndeksOnline/