75 Mall Live Search
21:22 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / C E

Një gjë e tillë nuk është parë kurrë në Shqipëri, Partizani ia hap portën Kukësit për shkak të ‘Fair-Play’

Java e 20 e Kategorisë Superiore është mbyllur me një sfidë si Kukësi-Partizani, e cila përfundoi me shifrat 1-2.

Një duel ky që ka sjellë si kurrë më parë pamje që nuk janë parë ndonjëherë në futbollin shqiptar, shkruan Sport Ekspres. Një moment fair play ka shoqëruar minutat e fundit të takimit.

Gjithithçka nisi në minutën e 88, kur goditja e Eraldo Çinarit e përplas topin në trupin e kundërshtarit, i cili rrëzohet përtokë në zonë. Por Murataj nuk e mendon dy herë dhe shënjejtron portën, duke e dërguar rezultatin në 0-2 për Partizanin.

Një gjest i tillë ka sjellë irritimin e ekipit të Kukësit, që menjëherë kanë nisur të konfrontohen me Muratajn. E pas këtij episodi vjen një veprim për tu duartrokitur, teksa të kuqtë i hapin rrugën golit të verilindorëve.

Limaj merr topin nga mesfusha dhe me të gjithë lojtarët e Partizanit të palëvizur ngushton shifrat në 1-2.

Skuadra e Ilir Dajës tashmë shkon vetëm 4 pikë larg Vllaznisë, duke e parë kreun më afër se kurrë në këtë sezon të Kategorisë Superiore.