20:02 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / MSH

Një gjerman në Kosovë, po punon vullnetarisht në fermën që punëson persona me aftësi të kufizuara

“Diakonie Kosova”, mund të jetë ferma më e veçantë në Kosovë.

E ndodhur në zemër të fshatit Frashër, në Mitrovicë, ferma ka të punësuar persona me aftësi të kufizuara.

E zgjëruar ndër vite me ndihmën e donatorëve zvicëran, gjermanë e italianë, ferma kultivon pula e dhi, raporton Indeksonline.

Madje, çdo vit është nikoqire e vullnetarëve nga Gjermania, kryesisht të rinj, të cilët vijnë në Kosovë për të kontribuar dhe provuar eksperiencë të re.

Një prej tyre është edhe Rasmus Hoherz, nga Bavaria, i cili është fascionuar nga Kosova dhe bujqësia e blegtoria.

Për më shumë, ndiqni reportazhin: