22:49 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Një gol dhe një asist për Zhegrovën sonte, e mposht Alitin dhe Kolollin

Edon Zhegrova ka bërë një super paraqitje sonte në fitoren e FC Basel 4 me 0 kundër Zurich.

Anësori i Kombëtares së Kosovës shënoi një gol në minutën e 30’të dhe asistoi në golin e shënuar nga Pajtim Kasami në minutën e 63’të, shkruan IndeksOnline

Zhegrova u largua nga loja në minutën e 74’të. 

Vlen të theksohet se për Zurich luajtën dy kosovarët, Benjamin Kololli dhe Fidan Aliti./IndeksOnline/