15:47 / E Martë, 20 Prill 2021 / Blerim

Një gol dhe një asist nga Sokol Cikalleshi në 45 minuta

Sokol Cikalleshi ka shënuar një gol në ndeshjen Rizespor – Konyaspor, e vlefshme për xhiron e 36-të në Superligën e Turqisë.

Cikalleshi shënoi për rezultatin 0 me 2 në minutën e 12’të, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë poashtu kontribuoi me asist te goli i parë i shënuar nga Guilherme.

Mirëpo pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 2 me 2, pasi me dy golat: Djokovic dhe Michalak, Rizespor ka çuar ndeshjen me barazim në pushim mes pjesëve./IndeksOnline/