23:17 / E Martë, 14 Korrik 2020 / C E

Një gol për tri pikë, Chelsea me “një këmbë” në Champions

Chelsea ka mposhtur Norwichin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierligës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Olivier Giroud në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ai shënoi pas një krosimi nga anash të Christian Pulisic.

Me këtë fitore, Chelsea është në vendin e tretë me 63 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/