Një gol – tre pikë, Interi në hap të duhur për titullin ‘Scudetto’

Skuadra e Interit ka shënuar një fitore të madhe minimale në xhiron e 29’të në Serie A.
Klubi i Antonio Conte ka fituar minimalisht 1 me 0 ndaj Bolognas, shkruan IndeksOnline
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku në minutën e 32’të.
Me këtë fitore, Interi vazhdon kryesimin në tabelë me 68 pikë (një ndeshje më pak), tetë më shumë se pozita e dytë, AC Milan (60)./IndeksOnline/