75 Mall Live Search
22:41 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Një gol – tre pikë, Italia fiton ndaj Belgjikës

Italia ka marr tre pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

”Azurët” shënuan fitore në udhëtim ndaj Belgjikës, me rezultat 0-1, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Sandro Tonali, në minutën e 11-të, gol ky i pari me fanellën e kombëtares.

Italia është lidere e Grupit 1 në Ligën A, me 13 pikë, tre më shumë se Franca me të cilën përballet tre ditë më vonë.

Në anën tjetër, Belgjika mbetet në vendin e tretë me 4 pikë, e ndeshjen e fundit të këtij edicioni e luan ndaj Israelit./IndeksOnline/