Një gol, tri pikë… AC Milan fiton derbin në Serie A ndaj Napolit
 
				Skuadra e AC Milan ka shënuar fitore të madhe në javën e 24-të të Serie A, pasi mposhti 1:0 Napolin.
Vetëm një gol u shënua në këtë ndeshje dhe ishte mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Theo Hernandez që shënoi në minutën e 25’të, shkruan Indeksonline
Hernandez realizoi një gol tejet të bukur pas një kombinimi mes tij, Giroud dhe Rafa Leao.
Me këtë fitore “Kuqezinjtë” shkojnë në kuotën e 52 pikëve në pozitën e 3-të, një më pak se vendi i dytë, Juventusi (53) dhe tetë më pak se lideri, Interi (60)./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                