07:55 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Një gotë alkool ndikon në cilësinë e gjumit

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për mirëqenien dhe shëndetin tuaj. Janë gjithmonë disa këshilla që mund t’i ndiqni që në mëngjes të zgjoheni më me energji.

Kësaj radhe do të flasim për ndikimin e alkoolit në mbrëmje, përcjell kosovaPress.

Alkooli mund të ju bëjë të ndjeheni të përgjumur, mirëpo po ashtu mund të ju bëjë që të ndjeheni tejet të lodhur në mëngjes.

Andaj duhet të bëni kujdes kur e përdorni atë gjatë mbrëmjeve. Më së miri është që të pini vetëm një gotë dhe atë me ushqim, së paku 2-3 orë para se të shkoni në shtrat.