Një gotë lëng shege në ditë zvogëlon rrezikun e bllokimit të arterieve
Një studim i botuar në “American Journal of Clinical Nutrition” zbuloi se pirja e një gote lëng shege çdo ditë mund të zvogëlojë bllokimet e arterieve deri në 30%.
Ndër përfitimet e shegës janë, aftësia e saj për të ulur presionin e gjakut dhe për të parandaluar akumulimin e yndyrave në bark, dy gjendje që mund të përfaqësojnë një faktor rreziku kardiovaskular.
Shega është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira dhe parandalimin e plakjes qelizore.
Ajo përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës C: një shegë e vetme siguron gati 20% të kërkesës ditore të një të rrituri.
Shegët përmbajnë gjithashtu vitaminën K, vitaminën B, proteina dhe karbohidrate, fenole natyrale, kalium, vitaminën A, vitaminën E dhe acid folik, të gjitha substanca antikancerogjene.
Ky frut ka një efekt të fuqishëm antitumor duke zvogëluar radikalet e lira. Farat dhe lëngu i shegës mund të shkatërrojnë qelizat kancerogjene dhe gjithashtu të mbrojnë nga dëmtimi nga rrezet UV, një shkak kryesor i kancerit të lëkurës. Shega mund të konsumohet e gjallë, mundësisht me stomak bosh për të përthithur të gjitha lëndët ushqyese.

