20:51 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Një gotë verë çdo ditë nuk është e mirë për shëndetin tuaj

Të gjithë kemi dëgjuar se një gotë verë në ditë është e mirë për ju.

Por një studim i ri thotë se për shumicën prej nesh, kjo mund të mos jetë e vërtetë.

Studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit në Shkollën e Mjekësisë në St Louis, Misuri, gjetën se kjo pije të pihet çdo ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme në një të pestën, pavarësisht sa jeni të vjetër ose sëmundjeve gjenetike që keni.

Ekipi  thotë se përfitimet e mëparshme të verës-nga parandalimi i mpiksjes së gjakut për uljen e sheqerit në gjak- funksionuan vetëm nëse nuk keni pirë më shumë se tre gota në javë ose nëse nuk keni sëmundje të zemrës gjenetike- familjare.

Kur është fjala për ata që kanë një histori familjare të kancerit, gjithashtu, të pini çdo ditë një gotë verë doli të jetë e dëmshme për rrezikun e zhvillimit të sëmundjes./Indeksonline/