75 Mall Live Search
21:00 / E Martë, 09 Mars 2021 / C E

Një gropë e madhe në mes të rrugës, vështirësohet lëvizja në qendër të Prishtinës

Një gropë e madhe e hapur në mes të rrugës në qendër të Prishtinës është bërë pengesë për veturat që qarkullojnë çdo ditë.

Njëra nga rrugët më të frekuentuara dhe më të ngarkuara në kryeqytet, siç është “Garibaldi” afër Hotel Grandit është dëmtuar dhe po shihet si pengesë për qarkullim.

Asfalti është dëmtuar shumë dhe është hapur një gropë e madhe në mes të rrugës.

Qytetarët që lëvizin me vetura në atë pjesë të qytetit duhet të kenë kujdes pasi që shumë lehtë mund ta dëmtojnë veturën. /IndeksOnline/