75 Mall Live Search
13:28 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / Z S

Një gru në Elbasan godet një 25-vjeçare me lopatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një  57-vjeçare ka goditur me lopatë një 25-vjeçare.

Përmes një njoftimi policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që 57-vjeçarja është proceduar penalisht, raporton A2CNN-i.

25-vjeçarja mori mjekim pas dëmtimeve dhe është jashtë rrezikut për jetën raporton policia, shkruan A2 CNN-i.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Indeksonline/