75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / KV

Një grua arrestohet për mosrespektim të urdhrit mbrojtës në Skenderaj

Një grua është arrestuar në fshatin Abri e Poshtme të Skenderajt, pasi ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata ndaj viktimës, një mashkull kosovar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mëngjesin e 2 nëntorit 2025, rreth orës 08:00. E dyshuara, pavarësisht vendimit gjyqësor, nuk ka respektuar kushtet e urdhrit mbrojtës dhe për këtë arsye është arrestuar nga njësitë policore.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa më pas, me rekomandim të mjekut kujdestar, është transferuar për trajtim në QKUK – Psikiatri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore dhe do të trajtohet sipas ligjeve në fuqi./IndeksOnline/