75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 28 Tetor 2025 / Z S

Një grua bie nga lartësia, humb jetën në spital

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se një grua ka rënë nga një lartësi.

Si pasojë ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./Indeksonline/