Një grua dënohet me katër vjet burg për tentativë shantazhi ndaj Son Heung-min
Një grua 20 vjeçare u dënua të hënën me katër vjet burg për shantazh ndaj superyllit të futbollit të Koresë së Jugut, Son Heung-min, me një kërcënim për shtatzëni.
Gruaja u akuzua për zhvatje të 300 milionë won ( 180,000 euro ) nga Son në fund të vitit 2024, pasi i dërgoi atij një imazh me ultratinguj fetal dhe e kërcënoi se do të zbulonte shtatzëninë e saj.
Më vonë ajo u përpoq të zhvatte edhe 70 milionë won (40,000 euro) me ndihmën e të dashurit të saj, të identifikuar si Z. Yong, i cili u dënua me dy vjet burg për tentativë shantazhi. Të dy kanë qenë në burg që nga maji.
Lojtari, aktualisht te Los Angeles FC, refuzoi të paguante shumën e kërkuar dhe ngriti një padi në mbrojtje të tij.
Gjyqi u mbajt muajin e kaluar në një seancë të mbyllur dëgjimore në të cilën u paraqit Son Heung-min , sipas raporteve të mediave lokale, dhe vendimi ka vendosur në favor të futbollistit./Indeksonline/

