75 Mall Live Search
22:11 / E Hënë, 06 Janar 2025 / FR

Një grua dyshohet se ka vjedhur ari me vlerë 500 euro në një argjendari në Prizren

Gjatë ditës së sotme një grua dyshohet se ka vjedhur një zinxhir të arit në vlerë rreth 500 euro në një argjendari në Prizren.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 06.01.2025. pasdite është raportuar një rast vjedhje në një argjendari në Prizren,  dyshohet se një kliente ka vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro”, ka thënë Bytyqi.

 Ndërsa theksoi se rasti është iniciuar dhe është nën hetime./Indeksonline/