14:26 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Një grua e gënjen shefin se pse ishte vonuar në punë, por dështon nga fotoshopi

Të gjithë e dimë se është e gabuar të gënjesh, por herë pas here një gënjeshtër e vogël nuk bën shumë dëm.

Një grua e gënjeu shefin e saj se pse ishte vonuar për në punë, por dështoi, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se kishte probleme me makinën dhe pretendoi se një gozhdë i kishte shpuar gomën e makinës.

Për ta mbështetur këtë gjë, ajo e bëri një fotografi të gomës, por nuk ishte ashtu siç dukej.

Nëse e afroni fotografinë, e shihni se imazhi është gotoshop.

Tweeti i saj u bë shumë shpejt viral, me mbi 244.000 pëlqime.

Madje mijëra të tjerë e komentuan postimin e saj.

Disa i thanë se kjo nuk është gozhdë e vërtetë, por pati edhe nga ata që kërkuan foto të gomave në Google dhe i thanë se kjo do ishte zgjidhja më e mirë./Indeksonline/