75 Mall Live Search
18:40 / E Martë, 12 Gusht 2025 / BA

Një grua gjendet e vdekur në Vushtrri, policia jep detaje

Një grua rreth moshës 53-vjeçare është gjetur e vdekur të martën rreth orës 01:30 në fshatin Beqiq të Vushtrrisë.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.

Hetimet mbi rastin janë në vazhdim. /eo