75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjendet një grua, pa shenja jete në rrugë te “Bregu e diellit”

Një grua është gjetur pa shenja jete e shtrirë në rrugë te lagjja “Bregu i diellit”, në Prishtinë.

Rastin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 9 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë është i shtrirë një person (femër 1942). Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor, që e ka konstatuar  vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.

Ndërkaq ajo theksoi se me rastin po merren njësitet policore./Indeksonline/