Një grua gjendet pa shenja jete në Novobërdë

Një grua është gjetur pa shenja jete të hënën në Novobërdë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24- orësh.
”Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”./Indeksonline